Cili është plani i Trump? SHBA nis 20 avionë luftarakë në gadishullin korean

Mos i humb

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar 20 avionë luftarakë mbi qiellin koreanojugor, duke filluar stërvitjen ushtarake më të madhen deri më sot, për të cilën Koreja e Veriut deklaroi se po e shtyjnë gadishullin në prag të luftës bërthamore.

Lëvizjet e fundit të Shteteve të Bashkuara, vijnë pasi më 28 Nëntor, Peniani testoi “raketën më të madhe bërthamore deri më sot”.

Mediat e regjimit të Kim Jong Un paralajmëruan se stërvitja me mjetet e fuqishme që nisi sot, është një provokim i rëndë ndaj Koresë së Veriut dhe sipas tyre, SHBA-të po e çojnë gadishullin Korean drejt një lufte bërthamore.

Mediat shtetërore koreanoveriore deklaruan të hënën se lojërat ushtarake që nisën Shtetet e Bashkuara, po e tensionojnë aq shumë situatën saqë lufta mund të shpërthejë çdo moment.

SHBA dërguan ditën e hënë në Korenë e Jugut, më tepër se 20 super avionë luftarakë.

Në stërvitjen e pazakontë më të madhen deri më sot, u shtuan rreth 12 mijë ushtarë të marinës amerikane.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se stërvitja e përbashkët me Korenë e Jugut do të forcojë gatishmërinë dhe kapacitetet operacionale. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit