Çitaku: Fitorja e mbrëmshme nuk e kompenson dështimin tim dhe të kolegëve të mi

Mos i humb

Ambasadroja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, e ka falënderuar përfaqësuesen e Kosovës për lojën e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ajo ka thënë se futbollistët kosovarë i kanë dhënë një leksion të mirë diplomacisë kosovare se si bëhet ekipi.

“Ndoshta më mirë sonte ne që jemi në diplomaci mos me fol hiç. Në fakt, u mata shumë mos të shkruaj. Por nuk u durova. Qe po e them : Faleminderit o djem. Një popull të ngrysur nga disfata e mëngjesit e bëtë me lot gëzimi. Sigurisht, kjo fitore nuk e kompenson dështimin tim dhe të kolegëve të mi. Po një leksion të mirë na e dhatë, na mësuat si bëhet ekipi. Si luftohet për fitore. Na mësuat se kthimi është i mundshëm edhe pas humbjes. Faleminderit, përulësisht. Fadilin e keni bërë krenarë sot”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj të Facebook-ut.

Këtu mund ta lexoni shkrimin e plotë të Vlora Çitakut në llogarinë e saj të Facebook-ut./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit