Çitaku për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën: Seancë koti!

Mos i humb

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku mbledhjet e Këshillit të Sigurimit për Kosovës i ka quajtur seancë koti.

Çitaku në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se është e neveritshme të shihet se si Këshilli i Sigurimit po shndërrohet në teatër ku i mundësohet Serbisë të përsërisë gënjeshtra në të cilat nuk beson as vet.

“Sot edhe një seancë koti. Pa rëndësi dhe pa asnjë nevojë. E neveritshme të shihet se si Këshilli i Sigurimit po shndërrohet në teatër ku i mundësohet Serbisë të përsërisë gënjeshtra në të cilat nuk beson as vet”, shkruan Çitaku.

Ndryshe, sonte do të mbahet seanca e radhës e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë raportin tre mujor të punës së misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit