“Civilët kurrë nuk janë shënjestruar në operacionin në Afrin”

Mos i humb

Banorët e një fshati të çliruar kohët e fundit nga terroristët thonë se operacioni kundër terrorizmit i Turqisë në Afrin të Sirisë veriperëndimore kurrë nuk ka shënjestruar zonat rezidenciale ose civilët.

Të martën e kaluar, fshati sirian Dayr Sawan, i vendosur përgjatë kufirit nga Kilisi, Turqi, u çlirua nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it, nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS).

“Gjatë operacionit nuk kemi lëshuar shtëpitë tona. Fqinjët tanë që ikën ngadalë filluan të ktheheshin”, tha Abu Zeyn për AA, një fermer i fshatit.

Subhi Muhammad, një banor tjetër i fshatit, tha se forcat e TSK-së dhe FSA-së sulmuan vetëm fortesat e grupeve terroriste.

“Që para një muaji ka pasur bombardime, por zonat e banimit në fshat nuk ishin në shënjestër. Disa njerëz ikën, sepse ishin të frikësuar nga zhurma e bombave. Mirëpo, zonat e banimit dhe shtëpitë në fshat nuk u goditën kurrë. Civilët nuk ishin në shënjestër”, tha Muhammad.

Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” më 20 janar për të pastruar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm Turk, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe t’i mbrojë sirianët nga mizoria dhe shtypja terroriste.

Nga atje theksuan se operacioni është duke u zhvilluar në kuadrin e të drejtave të Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes në bazë të Kartës së OKB-së dhe respektit të integritetit territorial të Sirisë.

Ushtria poashtu bëri të ditur se janë duke u shkatërruar vetëm objektivat terroriste dhe “kujdes maksimal” është duke u dhënë për të shmangur dëmtimin e civilëve.

Afrini ka qenë një strehë e madhe për PYD/PKK-në që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi sirian i Bashar al-Assadit lëshoi qytetin për grupin terrorist pa luftë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit