Stuhitë te fuqishme, të shoqëruara me breshër dhe erëra të forta goditen rajonin e Katalonjës pasditen e së mërkurës.
Stuhitë dhe reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjate ditës së sotme dhe do të jenë shumë intensive, raportuan meteorologet spanjolle.
Forcat e emergjencës dolën në ndihmë të disa banorëve të bllokuar në automjete pasi sasia e jashtëzakonshme e breshërit shkaktoi një metër akull në rrugë.
Ndërsa rajoni i Katalonjës në veri përballet me përmbytjet, pjesa jug perëndimore e vendit po përballet prej disa ditësh me zjarret masive të pazakontë për këtë periudhe të vitit.