Çmimi i naftës së papërpunuar në nivelin më të lartë pas vitit 2014

Mos i humb

 

 

Çmimet e naftës së papërpunuar në tregun ndërkombëtar vazhdojnë trendin e rritjes, ku si pasojë, marka Brent tashmë tregtohet me 80.09 dollarë për fuçi, ndërkohë që nafta e papërpunuar amerikane West Texas Intermediate (WTI) tregtohet me 72.16 dollarë për fuçi.

Çmimi i fundit, është më i larti pas vitit 2014, ndërkohë që rritja e çmimit i atribuohet frikës nga furnizimet, lidhur me zhvillimet në Lindje të Mesme, më saktësisht me zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds.

Gjatë ceremonisë së zhvendosjes dhe protestave në kufirin e Rripit të Gazës u vranë 62 demonstrues palestinezë dhe qindra të tjerë u plagosën nga zjarri i forcave izraelite.

Në mënyrë shtesë, sipas raportit të fundit të OPEC-ut, prodhimi i naftës në Venezuelë ka rënë me 41.70 mijë fuçi në ditë.

Siç shkruajnë mediat botërore, gjiganti francez i naftës Total, njoftoi të mërkurën se do të tërhiqet nga Irani, si rezultat i vendimit të presidentit ame

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit