Coronavirusi – udhëheqësit e BE-së do të zhvillojnë video-konferenca javore, për shkak të situatës aktuale në Evropë

Mos i humb

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mbajnë video-konferenca pothuajse në baza javore për t’u koordinuar për sa i përket masave kombëtare kundër pandemisë COVID-19; përderisa kontinenti po ‘lufton’ me rritje të infeksioneve kohëve të fundit.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, 27 vendet e unionit e luftuan sëmundjen me masa të ndryshme, ndonjëherë edhe të kundërta në muajt e parë të pandemisë.

Kështu, koordinimi i ardhshëm pritet të shmangë përsëritjet e vendimeve të kaluara.

“U pajtuam që të konsultohemi çdo javë me njëri-tjetrin për sa i përket marrjes së vendimit të metodave më të mira”, tha kryeministri irlandez, Micheal Martin të premten në një samit të BE-së.

Ndërkohë, kryeministri italian Giuseppe Conte tha se video-konferencat e rregullta do të ndihmonin në koordinimin e lëvizjeve, si masat kufizuese, vaksinat dhe terapitë. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit