COVID-19/ Dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin e vaksinës

Mos i humb

Rusia hedh hapin e radhës, Putin urdhëron fillimin e vaksinimit masiv ndaj COVID-19 nga java e ardhshme

Presidenti Vladimir Putin ka udhëruar vaksinim masiv ndaj COVID-19 nga java që vjen. Mediat e huaja raportojnë se brenda këtyre ditëve prodhohen...

E hëna nis me rënie të shifrave, Kosova regjistron 11 viktima dhe 539 raste të reja me COVID-19

Kosova ka nisur këtë javë me një rënie të shifrave nga COVID-19. Në krahasim me të dielën, sot Kosova ka regjistruar më...

Brexiti i bllokuar/ Britania: BE po kërkon shumë

Bisedimet tregtare për Brexit ende janë të bllokuara në çështjet e peshkimit, rregullat e qeverisjes dhe një rezolute kontestuese, sepse Bashkimi Evropian...

Lazanjë me Kërpudha – Receta Me Shije Dhe Aromë Speciale

Lazanja është një nga ushqimet më të dashura Italiane që i ka shtrirë kufinjtë e saj ën mbarë botën.

Dy kompani prodhuese barnash njoftuan të premten rifillimin e testimit në Shtetet e Bashkuara të vaksinave të tyre për COVID-19.

Testimi i vaksinës së kompanisë AstraZeneca ishte ndërprerë që nga fillimi i shtatorit, ndërsa studimi i vaksinës Johnson & Johnson u ndalua në fillim të javës së kaluar. Çdo kompani pati një nga vullnetarët e studimit të saj që shfaqi probleme serioze shëndetësore, zhvillim ky që kërkon një rishikim të të dhënave të sigurisë.

Të dy vaksinat e koronavirusit janë ndër disa vaksina kandidate në fazën përfundimtare të testimit, hapi i fundit ky para se të kërkohet miratimi i agjencive rregullatore.

Kompanitë farmaceutike thanë se morën miratimin të premten nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për të rifilluar testet në Shtetet e Bashkuara.

Ndalime të tilla të përkohshme të testimit të ilaçeve dhe vaksinave janë relativisht të zakonshme. Në hulumtimet që përfshijnë mijëra pjesëmarrës, disa ka të ngjarë të sëmuren. Ndërprerja e një studimi i lejon studiuesit të hetojnë nëse sëmundja është një efekt anësor apo një rastësi.

Testimi i vaksinës AstraZeneca, i zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, tashmë ka rifilluar në Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin, Afrikën e Jugut dhe Japoni.

“Rinisja e provave klinike në të gjithë botën është një lajm i shkëlqyer pasi na lejon të vazhdojmë përpjekjet tona për të zhvilluar këtë vaksinë që do të ndihmojë në mposhtjen e kësaj pandemie të tmerrshme”, tha në një deklaratë Pascal Soriot, drejtor ekzekutiv i kompanisë AstraZeneca.

Studimi i kompanisë AstraZeneca përfshin 30,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara. Disave prej tyre u injektohet vërtet vaksina dhe të tjerëve jo.

Testimi u ndërpre pasi një pjesëmarrës britanik zhvilloi simptoma të rënda neurologjike në përputhje me një inflamacion të rrallë të palcës kurrizore të quajtur mielit transvers. Testimi i AstraZenecas ishte ndalur gjithashtu në fillim të verës.

Johnson & Johnson thanë se po përgatitet të rifillojë rekrutimin së shpejti të vullnetarëve për studimin e saj të vaksinave në Shtetet e Bashkuara. Në një deklaratë, kompania nuk zbuloi natyrën e sëmundjes së vullnetarit të saj, por tha se një vlerësim i plotë “nuk gjeti prova se shkaku ishte vaksina”.

Kompania shtoi se është duke zhvilluar bisedime me institucionet e tjera rregullatore nëpër botë, për të rifilluar testimin në vendet e tyre./VOA

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Të gjithë anëtarët e BE-së do të kenë qasje në vaksinën COVID-19 në të njëjtën kohë

Spahn dhe komisionarja evropiane përgjegjëse për shëndetësinë, Stella Kyriakides, dhanë deklarata për gazetarët pas takimit të mbajtur nëpërmjet internetit me ministrat e...

SHBA, shkon në mbi 277 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 277.021, prej të cilëve 2.635 kanë humbur...

Picë e Pjekur në Tigan – Si Ta Përgatisni Plot Shije Vetë Në Shtëpi

Kjo është një recetë fantastike, me shije të mrekullueshme e mbi të gjitha krejt e shëndetshme. Kjo recetë kërkon...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës jep afatin, vendimi për fatin e qeverisë Hoti merret pas 7 dhjetorit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot ka përfunduar mbledhjen e saj për rastin e deputetit Etem Arifi i cili ka qenë i dënuar...

“Nëse SHBA ndërhyn për sulm…”, Irani kërcënon se do të kundërpërgjigjet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

Irani i ka dërguar një mesazh kërcënues Emirateve të Bashkuara Arabe. Siç raportojnë mediat e huaja, mësohet se Teherani ka kërcënuar princin...