Kina ka aprovuar testimin mbi njerëz të dy vaksinave për të luftuar pandeminë koronavirusit të ri (COVID-19), njoftoi sot media e drejtuar nga shteti.
Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, të dy vaksinat janë zhvilluar nga Instituti Wuhan i Produkteve Biologjike nën Grupin Kombëtar Farmaceutik të Kinës (Sinopharm) dhe Sinovac Research and Development Co, Ltd, një kompani me qendër në Pekin.
Këto janë vaksinat e para në botë të pastruara për prova klinike, pohoi Global Times, një gazetë e përditshme teksa citonte Komisionin e Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Këshillit të Shtetit.
Sinopharm ka prodhuar mbi 50.000 doza për provat fillestare klinike. Pasi që prodhimi të normalizohet, prodhimi mund të arrijë në 3 milionë doza për pako me prodhim vjetor në 100 milionë doza, shtoi media e drejtuar nga shteti.
Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë (KKSH), 89 raste të reja COVID-19 u konfirmuan të hënën në territorin e Kinës gjatë 24 orëve të fundit, me 86 prej tyre që janë udhëtarë mbikqyrës.
Rastet e importuara në territorin kinez janë ngjitur në 1.464 pa shënuar ndonjë vdekje dhe 559 shërime deri më tani.
Asnjë rast i ri apo vdekje nuk është raportuar nga qyteti Wuhan, ku virusi u shfaq për herë të parë në dhjetorin e kaluar.


