Për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), Australia ka vendosur të mbajë seancë virtuale në parlamentin federal.
E përditshmja “Sydney Morning Herald” raportoi se Parlamenti prej 227 anëtarësh do të mbajë seancën online pasi ligjvënësit nuk kanë mundësi të paraqiten në Shtëpinë e Parlamentit Canberra për shkak të kufizimeve të kufijve dhe rregullave të rrepta të karantinës.
Partia liberale në pushtet dhe ajo laburiste në opozitë janë pajtuar që ligjvënësit duke filluar nga 24 gushti për dy javë të bashkohen përmes video-lidhjes online, “por vetëm nëse ata përdorin një rrjet të sigurt nga zyrat e tyre të elektoratit”.
Po ashtu janë bërë marrëveshje që ata të mbajnë fjalime dhe të marrin pjesë në kohë në pyetje përmes video-lidhjes së sigurt. Megjithatë, ata nuk do të jenë në gjendje të votojnë.
“Vendosja graduale e kësaj teknologjie do të ndodhë gjatë dy javëve të ardhshme për të siguruar një zbatim të organizuar dhe të testuar”, tha Christian Porter, kreu i Shtëpisë së Parlamentit Canberra.
Pritet që Senati të pajtohet me rregullat e ngjashme për senatorët.
Së fundmi, Australia raportoi 246 raste të reja të koronavirusit, shumica e të cilave në Victoria, kryeqyteti i të cilës, Melbourne, ka qenë në mbyllje për më shumë se një muaj. 13 pacientë të tjerë po ashtu humbën jetën nga virusi.
Deri më tani, Australia ka raportuar 24.236 raste të konfirmuara me COVID-19, përfshirë 17.661 të shëruar dhe 463 vdekje.


