COVID-19, rritet në 6 numri i të vdekurve në Kosovë

Mos i humb

Kosova ka konfirmuar edhe një vdekje të një pacienti të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 6 numrin e të vdekurve.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se bëhet fjalë për grua të moshës 66-vjeçare, me vendbanim në Malishevë.

“Sot më datë 8 prill 2020, në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja 66 vjeçe, nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me COVID-19. E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vdekja e gjashtë e shënuar në Kosovë nga COVID-19”, shkruan në njoftimin e ministrisë.

Siç ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), nga data 8 shkurt e këtij viti deri ditën e djeshme në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta me COVID-19, ndërsa prej tyre pozitive kanë rezultuar 189 raste, ndër të cilat, me rastin e sotshëm, 6 kanë vdekur, ndërsa 30 janë shëruar.

Në IKSHPK përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, ku deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje mbi 3.500 kontakte të rasteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit