Covid-19/ Sydney zgjat me 1 muaj izolimin teksa qytetet e tjera rihapen

Mos i humb

Izolimi në Sydney të Australisë është zgjatur edhe më një muaj tjetër teksa rastet e infektimeve më Covid-19 vazhdojnë të rriten.

Qyteti më i madh në Australi ka qenë në izolim që nga fundi i qershorit për shkak të një vale infektimesh me variantin Delta.

Më shumë se 2500 persona janë infektuar në Sydney, e cila konsiderohet si vala më e keqe e infektimeve.

Në New Suoth Wales, ku Sydney është kryeqytet u raportuan 177 raste të reja të mërkurën, dita më e lartë e infektimeve që nga Marsi i 2020.

Kryetarja e New Suoth Wales, Gladys Berejiklian tha se ishte e pamundur të hiqej izolimi për qytetin të premten, ashtu siç ishte planifikuar më herët.

Ajo njoftoi se lëvizja duhet të bëhet brenda 10 km dhe për nevoja esenciale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit