“Covid-i po merr përmasa tragjike”, Greqia rekruton 206 mjekë të sektorit privat në spitale, do përballen me pasoja serioze nëse…

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë së Greqisë ka miratuar rekrutimin e 206 mjekëve të sektorit privat, por me kontratë me siguracionin publik shëndetësor për 1 muaj.

Rekrutimi i 206 mjekëve patologë, pneumonologë dhe të përgjithshëm me vendbanim zonën e Atikës hyri sot në fuqi, për shkak të situatës emergjente dhe kërkesave urgjente për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Megjithë reagimet paraprake, shumica e mjekëve në krye të sindikatave dhe shoqatave mjekësore të Greqisë janë në konsensus me vendimin, me përmasat tragjike që po merr pandemia në vend, sidomos në kryeqytetin grek.

“Le të bëjmë të gjithë detyrën sot, pa e bërë të dytë”, ka deklaruar kryetari i Organizatës Panhelenike të Mjekëve të Greqisë, Athanasios Eksadhaktilos.

Fletat e thirrjes për paraqitje në spitalin e caktuar kanë filluar të shpërndahen nga dita e sotme. Mjekët që nuk do paraqiten në postin e caktuar do të përballen me pasojat serioze që parashikon legjislatura greke, në raste të tilla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit