Në lidhje me mocionin me debat dhe rezolutën e propozuar nga grupi parlamentar i PD kemi pasur një qëndrim shumë të qartë në Konferencën e Kryetarëve.
Jemi dakord që të zhvillojmë debat për një çështje kaq të rëndësishme që lidhet me zhvillimin e një sektori jetik në Shqipëri.
Por pikërisht në mbrojtje të interesit të fermerëve dhe në përpjekjen që po bën qeveria që po bën për të zhbllokuar ato miliona Euro, kemi thënë që është i parakohshëm një debat publik në parlament përderisa raporti i OLAF është konfidencial.
Raporti me të gjitha gjetjet dhe parregullsitë është konfidencial dhe prandaj propozuam që pasi ky proces dhe përpjekja e qeverisë të realizohet, ne duhet ta bëjmë këtë debat pasi të jetë sqaruar e gjithë kjo situatë. Jemi të hapur ta bëjmë në momentin e duhur.
Ky është qëndrimi ynë deri sa kjo çështje të bëhet publike dhe të dalin të gjitha faktet.
Ta dëgjojmë ministren në çfarë pike jemi dhe vlerësojmë nëse kemi faktet e mjaftueshme për të filluar këtë debat publik.


