Daçiç: A duhet të besojmë përrallën se s’mund t’i bëjnë asgjë Haradinajt për taksën?

Mos i humb

Kryediplomati serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se Serbia është e gatshme të marrë pjesë në takimin e Parisit që mbahet në korrik nëse Kosova e heq taksën mbi mallrat serbe.

Ai për RTS ka thënë se ka presione të mëdha dhe se gjermanët thonë se nuk është e vërtetë se ata nuk ushtruan presion mbi Haradinajn për këtë çështje.

Megjithatë, ai shton se jo të gjithë në botë janë të kënaqur me iniciativën e Parisit dhe të Berlinit, se Washingtoni po shikon anash që të përfshihet nëse nuk dështon.

Gjithashtu, ai theksoi se BE po pret një përfaqësues të ri të Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.

Daçiç ka ripërsëritur se Serbia do të marrë pjesë në takim, por pyetja është nëse presidenti francez Emmanuel Macron mund ta lejojë përsëri që fjala e tij të mos thotë asgjë lidhur me “peshën e Haradinajt. “Trump, Merkel, Macron, Mogherini, të gjithë po dridhen dhe askush nuk mund t’i bëjë asgjë Haradinajt, dhe të gjithë presin që ne të besojmë në atë përrallë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit