Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka reaguar me deklarime skandaloze në lidhje me informacionin se Madagaskari e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke thënë se shteti i Kosovës nuk ekziston dhe shqiptarët e Kosovës duhet të ikin në Shqipëri sepse aty e kanë vendin.
“E respektojmë të drejtën për vetëvendosje të popullit por për çfarë lloj të drejte për vetëvendosje po flasim këtu për shqiptarët të cilët e kanë shtetin e tyre në Shqipëri?! Në Kosovë është një pakicë brenda Serbisë, e cila nuk ka të drejtë për vetëvendosje”, ka thënë Daçiç./kosova post/