Daçiç: Specialja nuk do t’i arrestojë Thaçin dhe Haradinajn, janë kukulla të Perëndimit

Mos i humb

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se ai nuk beson se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj do të arrestohen për “krimet e UÇK- së’.

Ai ka thënë se kjo është një provë që Perëndimi “dëshiron t’i mbajë ata në lojë”.

Ai ka thënë se “beson që Gjykata Speciale është gati për të nisur punën por që “sipas burimeve të tij, nuk beson që Thaçi dhe Haradinaj do të jenë në mesin e të arrestuarve.

“Nuk besoj që kjo do të ndodhë tani dhe kjo është një provë që ata janë në lojë, ata janë kukulla të dëgjueshme. Në rregull, nëse ata janë kukullat tuaja atëherë mbajini dhe inkurajojini të bëjnë kompromis. Dh të mos na thonë pastaj që ata nuk kanë ndikim në Kosovë”, ka thënë Daçiç për televizionin serb./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit