Daçiç, sulm intensiv në Uashington për të larguar SHBA-të nga dialogu Prishtinë-Beograd

Mos i humb

Mediat serbe dhe ato ruse, prej dy ditësh po bombardojnë opinionin me lajmin se SHBA-të kanë përgënjeshtruar Prishtinën dhe se nuk do të jetë prezente si palë në dialogun e nivelit të lartë Prishtinë-Beograd që nis në fillim të 2018-ës.

Në fakt, deri tani administrata e Presidentit Trump nuk është prononcuar zyrtarisht për këtë cështje; por pikërisht kjo heshtje po përdoret nga Ivica Daçiç që e shet për qëndrim.

Shefi i diplomacisë serbe është takuar në Uashington me këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të SHBA, gjeneralin, H.R. McMaster.

Por ky takim nuk ka qenë një axhendë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë; ka qenë më tepër një konferencë think thenk-u, i organizuar nga ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani, i cili dihet se ka marrëdhënie shumë të mira me lobet serbe në SHBA.

Në fakt, manovra e Beogradit nuk se është thjesht propagandistike. Politika serbe po shfrytëzon rastin më të mirë për të bërë presion në Uashington.

Kjo sepse Donald Trump ndodhet në momentin më të vështirë që prej kur ka marrë pushtetin; një gjykatë në SHBA ka dënuar gjeneralin Michael Flyn, ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Dënimi i Flyn e ka kthyer presidencën e Trump-it në një pozicion qitjeje me breshëri nga demokratët dhe thuajse të gjithë palët po konsumojnë energjinë me luftën e brendshme, ndërsa Ballkani apo Kosova nuk është në qendër të axhendës.

“Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka zhvendosur dialogun Prishtinë-Beograd në dorë të Bashkimit Europian dhe çdo ndryshim formati, do të duhet të diskutohet në OKB”, deklaroi Ivica Daçiç.

E gjithë frika serbe me ndërhyrjen e SHBA-së në bisedimet e nivelit të lartë është se nëse do të caktohet siç pritet ish-Sekretarja e Shtetit, Condoleza Rice, e cila ishte në krye të DASH në 17 shkurt 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë; e atëherë mund të përsëritej i njëjti skenar.

Ndaj po lufton fort Beogradi me mbështetjen e Moskës, e cila i ka kujtuar Aleksandër Vuçiçit se çdo lëvizje drejt Perëndimit vetëm sa do të dobësojë Serbinë. /tesheshi.com/

Shpërndaje:

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit