Daçiç: Tubimi në Berlin nuk do të jetë vendimtar për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daciç ka thënë se tubimi i ardhshëm i lidervë të Ballkanit Perëndimor në Berlin nuk do të jetë vendimtar për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Daciç për televizionin serb “Prva” ka thënë se Serbia nuk do të lëshojë pe ndaj “presioneve e shantazheve”.

Sipas Daciçit Gjermania e ka organizuar këtë tubim pa konsultime me shtetet tjera, pos Francës, gjë që, sipas tij, “është dëshmi se secili dëshiron të marrë një liderizëm” në “zgjidhjen e çëshjtes së Kosovës”.

Daciç e ka vkerësuar si “të dobishme për serbët në Kosovë” Marrëveshjen e Brukselit, por ka thënë se nuk është realizuar për shkak të “tolerancës së bashkësisë ndërkombëtare” ndaj Prishtinës.

Duhet theksuar se Maja Kocijancic, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme e siguri Federica Mogherini, ka reaguar ndaj deklaratave të Dacicit, duke thënë se nuk është e vërtetë se tubimi i Berlinit është ftuar pa dijen e Brukselit dhe shteteve anëtare.

Po ashtu, duhet përkujtuar se bisedimet mes Kosovës e Serbisë kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, e jo siç i quan Dacic dhe zyrtarë të tjerë si bisedime për “zgjidhjen e çëshjtes së Kosovës”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit