Dallimi mes dashurisë dhe marrëdhënies së ndaluar/haram

Mos i humb

Dallimi mes dashurisë dhe marrëdhënies së ndaluar/haram.
Ibn el-Kajjim ka thënë: “Nëse dashuria zhvillohet për një arsye që s’është haram, personi s’mund të fajësohet për
këtë, siç është rasti kur burri e do gruan e vet apo robëreshën e pastaj e lë atë, por dashuria për të mbetet. Atë s’duhet fajësuar për këtë. E njëjta gjë vlen, nëse ai shikon rastësisht e pastaj e largon shikimin, por dashuria mund të zërë vend në zemrën e tij pa e dashur ai këtë. Sidoqoftë, ai duhet ta zmbrapsë këtë dhe të largojë shikimin”. [Reudet elMuhibiin,
f.147]
Shejh Ibn Uthejmin ka thënë:
“Një burrë mund të dëgjojë se një grua ka karakter të mirë dhe është e dijshme, kështu që dëshiron të martohet me të. Apo një grua mund të dëgjojë se një burrë ka karakter të mirë, është i dijshëm dhe i përkushtuar në fe, kështu që dëshiron të martohet me të. Por, kontakti mes dy vetëve që kanë admirim për njëri-tjetrin në mënyrën që s’është e pranueshme sipas Islamit, paraqet një problem me pasoja shkatërrimtare. Në këtë rast, s’është e lejueshme për burrin të kontaktojë me gruan apo që gruaja të kontaktojë më burrin dhe të thotë se dëshiron të martohet me të. Mirëpo, ai duhet t’i tregojë kujdestarit të saj se dëshiron të martohet me të, siç ka bërë Umeri [radijallahu anhu], kur ia ofroi vajzën e vet, Hafsan, Ebu Bekrit dhe Uthmanit [radijallahu anhuma]. Pra, nëse gruaja kontakton drejtpërdrejt me burrin, kjo çon në çrregullime [joshje]”. [Lika’at el-Bab ilMeftuh,../Keshilla islame/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit