Danimarka bllokon përfundimisht vaksinën Astra Zeneca

Mos i humb

Danimarka ka bllokuar përfundimisht përdorimin e vaksinës Astra Zeneca në vend. Arsyeja lidhet me rastet e trombozave që paraqiten në veçanti te moshat më të reja.

Vendimi i qeverisë në Kopenhagen do të bllokojë për disa javë fushatën e vaksinimit në atë vend.

Agjencia Europiane e Barnave, EMA kishte pranuar javën e kaluar efektet e mundshme negative të vaksinës së krijuar në bashkëpunim me universitetin e Oksfordit, por kishte vlerësuar që benefitet ishin më të mëdha sesa efektet negative.

Danimarka shndërrohet në vendin e parë që bllokon totalisht vaksinimin me Astra Zeneca.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit