Danimarkë, arrestohet një terrorist i PKK-së

Mos i humb

Në Danimarkë është kapur personi me inicialet C.D., emër përgjegjës nga organizata terroriste PKK për Skandinavinë.

Terroristi i PKK-së gjendet në fletarrest të kuq në 192 vende dhe e ndiqnin Interpoli dhe Europoli.

Aksioni filloi pas informacionit mbi kalimin e tij nga Gjermania në Danimarkë. Është arrestuar në Danimarkë dhe do të ekstradohet në Turqi, ku kërkohet për shkak të anëtarësimit në organizatën terroriste PKK/KCK.

Është konfirmuar se personi me inicialet C.D, muajt e fundit të vitit 2007 ka qenë në kampet e terroristëve në veri të Irakut. Po ashtu, ka qenë i pranishëm edhe në një konferencë për media të organizuar në vitin 2012 në Moskë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit