DASH: Autoritetet të zbatojnë ligjin në mënyrë të drejtë dhe të barabartë

Mos i humb

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve (shqiptare – shën. i përkth.) që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, tha Departamenti i amerikan i Shtetit në lidhje me arrestimin e kandidatit për kryebashkiak të Himarës, Fredi Beleri, sipas https://www.iefimerida.gr/.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit kërkoi të sigurohet vlefshmëria e zgjedhjeve duke u bërë thirrje të gjitha palëve të respektonin ligjet dhe rregullat.

“Ne kemi kërkuar vazhdimisht nga autoritetet dhe partitë politike që të sigurojnë që votuesit të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha ai.

”Është e rëndësishme që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregullat, që rregullojnë zgjedhjet, si edhe ligjet ndërkombëtare, përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”, shtoi ai.

”Zyrtarët e ambasadës amerikane po bashkohen me institucionet e tjera ndërkombëtare për të monitoruar zgjedhjet në të gjithë vendin”, përfundoi përfaqësuesi i Departamentit amerikan të Shtetit.

Policia e Shtetit arrestoi dje Fredi Belerin, kandidatin e koalicionit ”Bashkë fitojmë” për bashkinë e Himarës.

Arrestimi i Belerit është kryer pasi kandidati për kryetar bashkie në Himarë akuzohet për blerje votash.

Ai është është shoqëruar në ambientet Drejtorisë së Policisë në Vlorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit