Dashnor Sula: Keni krijuar grup parlamentar në burg

Mos i humb

Deputeti demokrat, Dashnor Sula tha sot në Kuvend se maxhoranca tashmë e ka bërë zakon që distancohet nga zyrtarët e saj pasi arrestohen, ndërkohë që nuk bën asnjë kontroll mbi korrupsionin me tenderat që bëhen nëpër bashki.

Duke iu referuar arrestimit të sekretares së përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë, Sula u shpreh se SPAK duhet të shtojë punën për të luftuar korrupsionit.

“Këtu nuk këtë Parlament çfarë nuk mund të presësh. Juve u ka kapur mania që të merrni gjithçka. jemi të vdekshëm të gjithë, nuk do rrojë njeri 300 vjet. Doli ministrja e shëndetësisë këtu dhe të flasë pa letër. Por del këtu e flet me letër.

Ti të distancoheshe para se të arrestohej, jo pasi u arrestua. Keni krijuar një grup parlamentar në burg. Pse nuk i dorëzoni përpara ju, po juve thoni pasi arrestohen ‘I dorëzuam’”, tha Sula.

Sipas tij “për disa kolegë këtu nuk më vjen fare keq. SPAK duhet ti shtojë hapat përditë, se këtu çfarë nuk po ndodh përditë.

Shkoni kontrolloni tenderat në bashki ku nuk janë bërë fare punë. Zoti u dhëntë mendje. Ju edhe kohën në Kuvend e ndani kohën që më shumë të flisni ju se keni më shumë halle se ne.

merrini të gjitha, madje ti kishit të gjitha bashkitë. Duhet të jemi alaramentë me atë që thotë OKB: do jemi më pak njerëz, do jemi kombi më i plakur. I keni bërë presion gjykatës kushtetuese për vkm për ndërtimet pa leje.

Por nuk e bëni. Ka dalë vendimi i Gjykatës për të shfuqizuar bordin e naftës, pse nuk e shfuqizoni ju? Sepse keni interesa”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit