Dasmë në kohë COVID-i, gjobitet me 1 milionë lekë lokali në Shkodër

Mos i humb

Pronari i një lokali në Shkodër është gjobitur me 1 milionë lekë ditën e sotme pasi ka lejuar që të zhvillohen dasma në kundërshtim me Aktin Normativ.

Pronarit i biznesit që theu rregullat e vendosura për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19 është shtetasit me iniciale V. M.. Të gjitha aktivitetet me grumbullime njerëzish siç janë dasmat apo ceremonitë mortore janë të ndaluara në bazë të Aktit Normativ të vendosur nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

“Policia e Shkodrës ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një lokali, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar një lokal në të cilin kishte organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.  Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit, shtetasit V. M., masën administrative 1.000.000 lekë. Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, shkruhet në njoftimin e policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit