DEASH rrëmben 19 civilë në Kirkuk të Irakut

Mos i humb

Grupi terrorist DEASH ka rrëmbyer 19 civilë në provincën veriore Kirkuk të Irakut.

Zëdhënës i policisë federale të Irakut, Hussein Majed, për AA bëri të ditur se terroristët e DEASH-it qytetin e Mabdadit, në jug të provincës Kirkuk, ku rrëmbyen 13 civilë.

Majed tha se 2 persona u rrëmbyen në një bastisje tjetër nga militantët e DEASH-it në qytetin Debaa al-Jadeeda, po ashtu në jug të provincës Kirkuk.

Militantët e DEASH-it rrëmbyen edhe 4 civilë të tjerë kur bastisën fshatin Bara Bara në të njëjtën provincë.

Forcat irakiane të sigurisë kanë nisur një kërkim të organizuar për rrëmbyesit.

Në verën e vitit 2014, DEASH pushtoi pjesën më të madhe të Irakut verior dhe perëndimor.

Vitin e kaluar, zyrtarët irakianë deklaruan se prania ushtarake e DEASH-it në vend ishte neutralizuar pas një konflikti tre-vjeçar me ushtrinë e mbështetur nga koaliconi i udhëhequr nga SHBA-të.

Megjithatë, forcat irakiane vazhdojnë të kryejnë operacione të shpeshta me qëllim për t’i dhënë fund pranisë së vazhdueshme të DEASH-it.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit