Debate në Kryesinë e PD, Basha: Garant për një proces të vërtetë

Mos i humb

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi mbledhjen e Kuvendin Kombëtar në datat 28-29 prill. Një grup pune do të mbledhë të gjitha propozimet për fuqizimin e partisë, ku në fokus janë ndryshimet statutore.

“Ka mendime kritike, por pa i rrahur mendimet s’mund të shkohet në vendime që përfaqësojnë konsensusin e të gjithë anëtarëve të Kryesisë. Falenderoj anëtarët e Kryesisë për përgjegjësinë me të cilën diskutuan gjatë ditës së sotme, gjithë anëtarësinë e PD që ka përmbyllur një proces analize, konsultimi, propozimesh dhe t’i kujtoj gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD së shqiptarët e shohin këtë jo thjesht si një proces brenda PD, por si një proces nga i cili do lindë një shpresë dhe një rrugë e re për çdo shqiptare dhe shqiptarë”, u shpreh ai.

Por një ndër zërat më kritik në kryesi është Arben Imami i cili doli shpejt nga nbledhja. Ai refuzoi të ishte në grupin e punës dhe deklaroi se mbledhja e kuvendit para kohe nuk bashkon partinë, ndërsa dhe analiza sipas tij ka qenë e njëanshme.

“Zgjidhjet që duhet t’i vijnë, nuk duhet të jenë burokratike. Kjo parti ka nevojë për një diskutim serioz dhe të thellë. Fakt është që pas zgjedhjeve, PD dhe kryetari i saj janë në rënie të vazhdueshme. Ky është një shqetësim i madh, sidomos në rrethanat ku është vendi, me një qeverisje të keqe, të paaftë dhe që keqmenaxhon”, thotë Imami.

Përkundër qëndrimeve të kritikëve kryetari Basha premtoi proces të vërtetë riorganizimi dhe bashkimi të partisë.

“Kryesia ka miratuar vendime që do i japin mundësinë çdo demokrati të kontribuojë në këtë proces dhe unë personalisht do të garantoj që ky të mos jetë një proces formal, por të jetë i vërtetë i bashkimit të të gjitha kontributeve dhe ideve për këtë platforme, për këtë transformim të PD që do i paraprijë transformimit që presin shqiptarët”, deklaron Lulzim Basha.

Basha propozoi që në fillum të mbledhjes që pjesë e grupit të punës, përveç drejtuesve të PD të ishin edhe dy përfaqesues nga grupi i kritikëve, Gent Malko dhe Arben Imami, por ky i fundit refuzoi pjesmarrjen.

Malko qëndroi në grup, ai eshtë firmëtar i platformës Patozi-Bode për ringritjen e PD. Ky grup do të punojë deri më 22 mars dhe materiali final do t’i nënshtrohet sërish debatit në kryesi dhe më pas në Këshillin Kombëtar.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit