Debati për anëtarët e Kushtetueses, Manja: Presidenti duhet të çlirohet nga mentaliteti i konfliktit politik

Mos i humb

Kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja reagoi në fjalën e tij në parlament, lidhur me votimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si edhe për ‘konfliktin’ me Presidentin e Republikës për këtë cështje. Manja tha se pavarësisht se Presidenti e paraqet si debat kushtetues, në thelb për të është një konflikt i pastër politik.

“Sot është momenti të dëshmojmë seriozitetin e vullnetin politik për ta bërë funksionale kushtetuesen. Duhet të bëjmë detyrën tonë, kandidatët që na ofrohen për votim janë dy zonja që i bëjnë nder gjykatës Kushtetuese. Kemi një debat me Presidentin, si përherë na paraqetitet si debat kushtetues po në thelb është konfliktik i pastër politik, që kur Presidenti e lexon kushtetutën politikisht e jo si garant i saj. Në rastin e kushtetueses duhet të çlirohet nga mentaliteti i konfliktit politik dhe të bashkëpunojë për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese” – u shpreh Manja.

“Doja t’i bëja një pyetje presidentit: E supozojmë se do të zbatojmë radhën. Të parin e ka dekretuar presidenti, të dytin po e votojmë ne sot, radha nuk i shkon presidentit për të tretin, e ka gjykata e Lartë por që nuk e voton dot. Atëherë ccfarë do bëjmë sipas presidentit do bllokojmë Gjykatën Kushtetuese dhe për një vit? Arsyetimi i presidentit nuk është dashamir por dashakeq. Është momenti që këto dy zonja që do t’i votojmë pak më vonë t’i mbështesim.”- vijoi më tej Manja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit