Deda: Refuzimi i vizave një hap drejt izolimit të udhëheqësve të Kosovës

Mos i humb

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se Kosova gjendet në prag të izolimit për shkak të udhëheqjes së shtetit. Reagimi i tij vjen pas lajmit të plasuar në media se Kryeministrit Haradinaj i është refuzuar viza amerikane.

Dedaj ka thënë se izolimin më së shumti do ta paguajnë qytetarët e Kosovës.

“Bota nuk funksionon me logjikën e veprimit si në ‘bahçes së babës’. Refuzimi i vizave është vetëm një hap drejt izolimit të udhëheqësve të Kosovës. Ka edhe masa të tjera që mund të mirren nëse kjo udhëheqësi nuk zbrapset nga theqafja. Izolimi i plotë i Kosovës ende nuk ka filluar, ku çmimin më të madh do ta paguanin qytetarët e Kosovës”, ka thënë Deda, përmes një postimi në Facebook, shkruan Telegrafi.

Të shtunën në mbrëmje në disa media u plasua informata se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza për udhëtim në SHBA.

Ndërsa, sot kryeministri Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ende është në procedurë për vizë amerikane dhe po pret deri kur do t’ia japin.

Kryeministri me këtë rast ka vlerësuar lart rolin e SHBA-së në çlirimin e Kosovës.

Ndaj, lajmit ne media ka reaguar edhe bashkëshortja e kryeministrit, Anita Haradinaj, e cila i ka krahasuar mediat disa kosovare me ato të Serbisë.

Duke reaguar lidhur me këtë, ish-antëtarja e AAK-së, tash deputete e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka kërkuar që kryeministri të jep dorëheqje, në qoftë se atij i është refuzuar viza për të udhëtuar në SHBA. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit