Deputeti Selami Jenisheri ka bërë një deklaratë të fortë në Kuvend.
Në seancën e fundit ku flet si deputet, Jenisheri tha se zgjedhjet e 25 prillit janë të pavlefshme.
Kjo tha ai do e çojë Shqipërinë në shtator në një situatë destibalizuese si ajo e vitit 1997.
Më tej ai tha se shpreson se presidenti nuk do të certifikojë zgjedhjet e 25 prillit.
“Me ligjin nr 118, të miratuar nga ky parlament duhet të bëheshin zgjedhjet e 25 prillit 2021 gjë që nuk ka ndodhur.
KQZ ka refuzuar të bëjë detyrën e saj duke lënë pa votuar emigrantët. Kjo do të prodhojë në shtatorin e 2021 situatë destibalizuese si ajo e 1997.
Nuk ka parlament e qeveri legjitime.
Shpresoj që presidenti nuk do i certifikojë zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Duhet të përsëritën zgjedhjet se është shkelur neni i kodit zgjedhor. Këto zgjedhje janë të pavlefshme kur shkelet neni dhe kodi zgjedhor”, u shpreh ai.


