Deklaratat e Ramës për negociatat, reagon Basha: Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin te BE

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama sot në “Forumin e Prespës” teksa ky i fundit foli për moshapjen e negociatave nga BE për Shqipërinë.

Përmes një postimi në Twiter Basha theksoi se autokratët e korruptuar, duke shigjetuar kështu Ramën, kanë guximin që të hedhin fajin tek BE-ja.

BASHA NË TWITTER:

Ishte një kohë  kur zyrtarët e BE-së si Reinhard Priebe folën për shkeljet e autokratëve të Ballkanit mbi Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit dhe Kryeministrat e Ballkanit dhe kolegët e tyre u drodhën, reflektuan ose u larguan me votë. Duket se për momentin tavolinat janë kthyer.

Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin te BE për mungesën e përparimit, në vend të goditjeve të tyre të tmerrshme ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit. Të flasësh me zë të lartë dhe të veprosh kundër autokracisë është mënyra e vetme për të mbrojtur demokracinë dhe aspiratat e njerëzve në Ballkanit Perëndimor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit