
Që kur ka ardhur në pushtet në vitin 2013, kryeministri Edi Rama është akuzuar nga opozita se po qeveris me krimin dhe se ka kriminalizuar Parlamentin, si kurrë më parë në historinë e shtetit shqiptar.
Por, edhe pse në vitin 2015 u miratua ligji i dekriminalizmit për të pastruar parlamentin dhe institucionet, maxhorancës socialiste vazhdojnë t’i shfaqen emra të përfshirë në aktivitete kriminale. Edhe pse Dekriminalizimi është kthyer prej vitesh në betejën e madhe të opozitës dhe ka marrë vëmendje të madhe, Edi Rama, në këto vite kurrë nuk ka pranuar, madje i ka mbrojtur në çdo dalje publike emrat e përfolur dhe më pas të faktuar me të shkuar kriminale, ku spikat Elvis Rroshi, i arrestuar në Itali për përdhunim në grup.
Deri tani janë larguar si subjekt i ligjit të dekriminalizimit, katër deputetë: dy të LSI, një i PD dhe një Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, tre kanë dhënë dorëheqje si pasojë e presionit të lartë publik, dy të PS dhe një i Partisë Kristian Demokrate, dhe 57 kandidatë për deputetë u larguan me vendim KQZ në zgjedhjet e 2017-ës.
Në nivel lokal u larguan, një kryetar bashkie i PS në Kavajë, dhe një po i kësaj partie pak kohë më parë në Shkodër dha dorëheqje, ndërsa dy janë në verifikim nga strukturat përgjegjëse. Subjekt i ligjit ishin dhjetëra këshilltarë dhe kandidatë për këshilltarë, mbi 80 zyrtarë bashkiakë si dhe mbi 150 zyrtarë dhe drejtues në institucione të tjera pjesë e ligjit
. Por çfarë vihet re sot gati katër vite nga aplikimi i ligjit. Le ti marrim me radhë: Një ndër rastet më të bujshme dhe të akuzuar nga Partia Demokratike ka qenë ai i Kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Gjatë një takimi në Kavajë atë kohë Rama do të dilte në krah të Roshit duke i bërë karshillik akuzave të PD, se opozita po akuzonte pa fakte
Shiko Videot poshte :
Por pa kaluar shumë koha tregoi se Roshi ishte i dënuar dhe ju hoq mandati nga KQZ-ja, Kavaja shkoi në zgjedhje. Por, ky rast nuk do të ishte i vetmi ku Kryeministri do të shfaqej në publik duke mbrojtur të përzgjedhurit e tij nga çdo përbaltje që i bëhej nga Partia Demokratike .
Një tjetër rast i bujshëm ishte ai i zgjedhjeve lokale të këtij viti ku edhe pse pa kundërshtar, në partinë socialiste sërish do të dilnin raste të ngjashme me atë të Elvis Roshit. Para zgjedhjeve lokale të 2019, Edi Rama trumpetonte me të madhe të përzgjedhurin e tij në Bashkinë Shkodër, Valdrin Pjetri.
VIDEO:
Partia Demokratike publikoi dokumente që faktonin se Pjetri prekej nga Dekriminalizimi dhe kjo gjë u verifikua më pas nga Prokuroria, Pjetri dha dorëheqjen ndërsa Rama reagoi shkurt duke u shprehur se çdo gjë është individuale dhe nuk ka sesi Partia Socialiste të marri këtë baltë për sipër. Por seria e akuzave nuk do të ndalej këtu.
PD-ja do të nxirrte sërish dokumente që përfshinin këtë herë kreun e zgjedhur të Bashkisë Vorë, Agim Kajmakun, dhe në këtë rast Edi Rama, në një studio televizive e mbrojti me të madhe Kajmakun ndërsa Prokuroria dhe sot KQZ-ja i hoqën atij mandatin.
VIDEO:
Por edhe pas këtij vendimi kryeministri sërish do të reagonte në Twitter duke u distancuar nga rasti në fjalë, por pa mbajtur asnjë përgjegjësi .

Opozita këmbëngul se ka emra të tjerë kryetarë Bashkisë që i prek ligji i dekriminalizimit, dhe njëri prej tyre është Mark Babani i Vaut të Dejës , por ajo ka paralajmëruar edhe emra të tjerë në ditët në vijim. Por, jo vetëm në këto raste, por edhe në raste të tjera më parë Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë çdo akuzë për bashkëpunëtorët e tij si në rastin Dako në përgjimet e publikuara nga TPZ.al. Rama në një dalje për mediat i dilte në mbrojtje Dakos.
Video :
Në zgjedhjet e fundit lokale Dako nuk u rikandidua ndërsa Departamenti i shtetit i dha një goditje fatale anëtarit të kryesisë së Partisë socialiste duke i hequr përfundimisht Dakos dhe familjes së tij të drejtën për të shkelur në SHBA.
Rasti i Kajmakut duket se me shumë gjasa nuk do të jetë i fundit dhe pavarësisht të gjithë këtyre rasteve sërish Edi Rama do të vazhdojë t’i mohojë dhe mbrojë bashkëpunëtorët e tij dhe më pas të mjaftohet më një reagim si ky i sotmi.
/TPZ


