Del autopsia e Oliver Ivanoviç, i gjenden 6 predha në trup

Mos i humb

Autopsia për kryetarin e Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanoviç, i vrarë sot në Mitrovicën e Veriut, ka përfunduar para pak çastesh.

Kallxo.com mëson se në trupin e tij ekspertët mjekoligjorë kanë gjetur gjashtë predha të një arme të vogël.

Autopsia është kryer nga mjekoligjorët e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

Më herët gjatë ditës, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, konfirmoi se dy prokurorë nga kjo prokurori kanë nisur hetimet për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit