Demaliaj: Mustafa nuk shkoj në Gjermani pse ishte i sëmurë, por iku nga kontratat

Mos i humb

Deputeti i AAK -së, Shkumbin Demaliaj, ka thënë se Isa Mustafa, nuk ishte asnjëherë i sëmurë, por kishte ikur nga Kosova për në Gjermani, shkaku i kontratave të këqija që i kishin nënshkruar ministrat e tij, duke përfshirë edhe ish ministrin Lutfi Zharku.

Në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar debat i ashpër lidhur me borxhin prej 53 milionë euro të qeverisë ndaj Bechtel – Enkas, për të cilën LDK akuzon ministrin Pal Lekaj. Ndërsa në anën tjetër, kryeministri Haradinaj thotë se kjo “bombë” i ka ardhur në  tavolinë nga ish’ministri i LDK’së, Lutfi Zharku, të cilin e bën komplet fajtor për këtë dëmtim të buxhetit të Kosovës.

Në anën tjetër, një deputet i AAK -së, Shkumbin Demaliaj, shkon edhe më larg, duke thënë se ish kryeministri Isa Mustafa nuk ishte sëmurë asnjëherë nga ndonjë sëmundje e rëndë, por kishte ikur nga Kosova për në Gjermani, shkaku i kontratave të këqija, që sipas tij i kishte nënshkruar ministri i tij i Infrastrukturës Lutfi Zharku, duke përfshirë edhe kontratën me Bechtel Enkan.

Ai për këtë ka përmendur edhe fjalët e këshilltarit të ish kryeministrit Mustafa, Besnik Berisha i cili kishte thënë se ish shefi i tij në qeveri, është i sëmurë nga gripi.

“Isa Mustafa kurrë nuk ka qenë i sëmurë. Ka shkuar në Gjermani, me aeroplan privat, ka paguar 50 mijë euro, është tërhequr me krejt familjen, për shkak të kontratave të këqija që i ka bërë ky ministër këtu (aludon në ish’ministrin Zharku). Ka nënshkruar kontrata komisioni i tij, në ora 23:00 të natës. Kur kanë kuptuar se kjo qeveri është votuar, para mbledhjes së OSHP’së, është sëmurë Isa Mustafa. Më i miri deklarim deri më tani është ai i këshilltarit të ish’kryeministrit Mustafa, i cili ka thënë se ai ishte sëmurë prej gripit. Se Isa Mustafa, është i vjetër edhe mund i bjerë gripi, por edhe prej presionit dhe depresionit të këtij ministri (aludon në Zharkun)”, ka thënë Demaliaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit