Demi: Keqpërdorimet milionëshe të Rikalos nuk janë hiç më të veçanta se sa të, Bytyqit, Pacollit e Beqajt

Mos i humb

Analisti Agron Demi, ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit Haradinaj për shkarkimin e Rikallos, siç shkruan ai për ta plotësuar kushtin e PSD-së, e jo për shkak të skandaleve.

Sipas tij, skandalet e Rikallos nuk janë hiç më të pakta se të ministrave tjerë të Qeverisë, si ministri Beqaj, Pacolli, Bytyqi.

“Hiq ma i mirë se Rikalo nuk është ministri i MASHT, Bytyqi, i cili e ka politizu në tërësi këtë ministri dhe ka keqpërdorur me buxhet të ministrisë në dhjetëra raste. Hiq ma i mirë nuk është Behgjet Pacolli në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i cili e ka shndërrua ministrinë në produksion skandalesh diplomatike dhe po e rrënon edhe më tej shërbimin diplomatik. Kjo Qeveri ka me vaxhdu me pas ministër Besim Beqajn e “Prontos”, shkatërruesin e PTK e përgjegjësin kryesor për faljen e katër hidrocentraleve”, shkrun Demi në Facebook.

Postimi i plotë i Demit:

Rikalo nuk e kishte vendin në ministri, për shkak të keqpërdorimeve milonëshe me buxhetin e shtetit. Por keqpërdorimet e Rikalos nuk janë hiq më të veçanta se sa të anëtarëve tjerë të kësaj Qeverie.

Pal Lekaj në Ministrinë e Infrastrukturës i dhuroi 53 milionë euro Bechetl&Enka në emër të vonesave, kurse nuk po penalizohet kjo kompani kur ka kalu mbi një muaj afati kur është dashur të përfundohet autostrada. Po Ministria e Lekajt po e vazhdon monopolin në homologim, po shpërblen me punë kompaninë e zëvendësministrit në autostradën e Gjilanit, po mban mbyllur kontratat e autostradave në kundërshtim me vendimet e gjykatave…

Hiq ma i mirë se Rikalo nuk është ministri i MASHT, Bytyqi, i cili e ka politizu në tërësi këtë ministri dhe ka keqpërdorur me buxhet të ministrisë në dhjetra raste.

Hiq ma i mirë nuk është Behgjet Pacolli në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i cili e ka shndërru ministrinë në produksion skandalesh diplomatike dhe po e rrënon edhe më tej shërbimin diplomatik.

Kjo Qeveri ka me vaxhdu me pas ministër Besim Beqajn e “Prontos”, shkatërruesin e PTK e përgjegjësin kryesor për faljen e katër hidrocentraleve.

E mos të flasim për shefin e kësaj Qeverie, lista e skandaleve e keqpërdorimeve të të cilit nuk ka fund.

Andaj, me reduktu të keqen e kësaj Qeverie vetëm në Rikalon dhe me deklaru fitore shkarkimin e tij është manipulim i paturpshëm dhe amnestim i krejt të keqpërdorimeve tjere të kësaj Qeverie.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit