Demokracia dhe siguria në rajon, Kuvendi i Shqipërisë dhe OSBE

Mos i humb

Kuvendi i Shqipërisë dhe Sekretariati Ndërkombëtar i Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (AP OSBE) po bashkëorganizojnë në Tiranë një vizitë zyrtare dy ditore të Roberto Montella, Sekretar i Përgjithshëm, si dhe delegacionit të “Rrjetit Informal të Parlamentarëve të Rinj” në Asamblenë e OSBE.

Delegacioni i OSBE, zhvilloi një takim në Kuvendin e Shqipërisë me deputetët Damian Gjiknuri, Petro Koçi, znj. Dhurata Çupi dhe Fatmir Mediu.

Ky aktivitet synon të dalë me një platformë diskutimi për çështje aktuale të rëndësishme dhe sfidat me të cilat po përballet demokracia dhe siguria në rajon e më gjërë, si dhe rolin dhe impaktin që ka përfshirja e politikanëve dhe parlamentarëve të rinj në trajtimin e tensioneve dhe ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme.

Në programin e vizitës janë planifikuar takime me përfaqësues të nivelit të lartë të Kuvendit të Shqipërisë, Qeverisë, komuniteteve fetare, si dhe drejtues të shoqërisë civile.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit