Demokratët i kërkojnë dorëheqjen, Basha i vendosur: Beteja do të vijojë deri në fitore!

Mos i humb

Kreu i PD Lulzim Basha ka thyer heshtjen pas humbjes që pati në zgjedhjet e 25 prillit, ku PD mori 59 mandate kundrejt 74 qe fitoi PS.

Edhe pse ai ka qëndruar përditë në selinë blu, gazetarët e kanë pasur të pamundur që të komunikojnë me të.

Ndërkohë sot pas përfundimit të takimit me ambasadorët, Basha u pyet në lidhje me dorëheqjen që po i kërkohet nga demokratët. Ai foli shumë shkurt duke thënë se beteja do të vijojë deri në fitore.

“Beteja do të vijojë deri në fitore”, tha Basha për gazetarët.

Ndërkohë rikujtojmë se ish-kreu i PD në Kukës Ibsen Elezi ka kërkuar dorëheqjen e Bashës dhe ka zhvilluar protesta në selinë blu së bashku me disa mbështetës të tij.

Fatbardh Kadilli ka qenë i pari që doli kundër Bashës dhe shpalli kandidaturën për kryetar të PD

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit