Dëmshpërblimet e përmbytjes, banorët e Darzezës: Nuk na dhanë paratë

Mos i humb

Në Darzezë duket sikur uji i Vjosës që i përmbyti në dimër nuk është tërhequr kurrë. Edhe pse lumi është kthyer ne shtratin e tij, fermerët vuajnë çdo ditë pasojat e tij.

Dëmet në toka dhe prodhime nuk janë kompensuar dhe banorët ndihen sot të pashpresë. Ata kanë frikë se mungesa e ushqimit për blegtorinë do të shkaktojë ngordhjen e të gjitha bagëtive.

Në ndryshim nga fshatrat e tjerë, në njësinë administrative Dërmenas uji qëndroi rreth 25 ditë duke shkatërruar plotësisht të mbjellat, si grurë dhe foragjere. Për këtë arsye, thuajse e gjithë sipërfaqja e tokës këtë vit është lënë e pambjellë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit