Dëmtohet rruga e re në Belsh, u përurua 3 vjet më parë

Mos i humb

290 milionë lekë të vjetra ka kushtuar kjo rrugë në hyrje të qytetit të Belshit. Ajo është vetëm 1 kilometër, ndërsa investimi u krye nga Bashkia e Belshit në vitin 2013.

Dhe siç jemi mësuar tashmë me asfalte elektorale ky investim zgjati më pak se 4 vjet, pa pritur as fushatën e radhës. Kjo rrugë tashmë është shkatërruar ndërsa 290 milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë shkuan dëm

E ndodhur në hyrje të qytetit të Belshit, përgjatë liqenit, kjo rrugë stonon dhe me pjesën tjetër të investuar të qendrës së qytetit.

Ajo është bërë pengesë, jo vetëm për drejtuesit e mjeteve, por edhe për banesat dhe bizneset aty rrotull. Por kjo rrugë është edhe impakti i parë me të cilin përballen vizitorët në një kohë kur Belshi pretendohet të kthehet në destinacion turistik./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit