Dënohet polici “raser”, ka drejtuar me 92 km në orë brenda qytetit

Mos i humb

Një polic nga Gjeneva është dënuar nga një gjykatë e këtij qyteti për tejkalimin e shpejtësisë gjatë drejtimit të veturës, në detyrë zyrtare.

Ai në orën 4 të pas mesnatës kishte drejtuar 92 kilomtra në orë në rrugët e qytetit, ku shpejtësia maksimale që lejohej ishte 50 kilometra në orë.

Me atë rast polici e kishte ndezur dritën e kaltër të alarmit por nuk e kishte aktivizuar edhe sirenën. Në këtë mënyrë ai ka shkelur rëndë rregullat e trafikut dhe ka rrezikuar jetët e një numri të panjohur të njerëzve, konstatohet në vendimin gjyqësor.

Policit i është shqiptuar një dënim prej 120 orësh pune për komunitetin dhe një gjobë prej 1000 frangash. Avokati i tij ka paralajmëruar ankesë kundër vendimit në fjalë./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit