Denoncimi/ Gazment Bardhi: Patronazhisti i PS, trafik droge për blerjen e votave. Ky është kriminalizimi i politikës

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi deklaron se personi i arrestuar nga policia si organizator i një grupi të trafikut të drogës në Gjermani e Zvicër është punonjës i zjarrëfikëses në Tiranë dhe rezulton të jetë patronazhist i PS-së.

Sipas Bardhit, ky është kriminalizimi i politikës dhe kjo është masakra zgjedhore e 25 prillit.

“Ndalohen dy trafikantë droge dhe përgjimet tregojnë se kanë qenë të angazhuar në blerje votash për regjimin Rama-Doshi.

Arrestohet për trafik droge një punonjës i zjarrëfikëses në Tiranë dhe rezulton të jetë patronazhist i PS-së 👇.

Ky është kriminalizimi i politikës, kjo është masakra zgjedhore e 25 prillit, kështu u pengua ndryshimi që njerëzit donin, me trafikantë droge e paratë e pista të drogës.

Zhbërja e kësaj padrejtësie është dhe do të mbetet misioni ynë. Ne nuk do të ndalemi në betejën tone kundër kësaj pakice që përdor çdo mjet për të tjetërsuar vullnetin e lirë të shqiptarëve.

Me shumicën e qytetarëve ne do të kthejmë legjitimitetin dhe demokracinë në vend”, shkruan Bardhi.

foto galeri

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit