Deputetë të Kosovës në Sofje: Serbia po ju bën bisht marrëveshjeve

Mos i humb

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, në përbërje: Zenun Pajaziti, anëtar Komisionit për Integrime Europiane, Time Kadriaj, zëvendëskryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Glauk Konjufca, anëtar i këtij komisioni, po marrin pjesë në Konferencën Ndërparlamentare, me temën: Transformimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor- Një perspektivë parlamentare mbi rolin dhe të ardhmen e procesit të pranimit në BE, e cila sot po mbahet në Sofje.

Kjo konferencë ndërparlamentare është organizuar nga Parlamenti Evropian dhe Kuvendi Kombëtar i Republikës së Bullgarisë.

Në konferencë është diskutuar rreth Samitit BE- Ballkani Perëndimor, prioritetet e agjendës së Sofjes, procesit të Samitit të Berlinit dhe mbështetjes së vazhdueshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e anëtarësimit në BE, pastaj rolit të parlamentit kombëtar dhe Parlamentit Europian në forcimin e perspektivës evropiane të këtyre vendeve, rëndësisë së bashkëpunimit ndërparlamentar dhe rajonal, përshpejtimit të reformave etj.

Anëtari i Komisionit për Integrime Europiane, deputeti Zenun Pajaziti, duke folur në emër të delegacionit të Kosovës, bëri një përshkrim të gjendjes në Republikën e Kosovës lidhur me procesin e integrimit evropian, procesin e liberalizimit të vizave dhe rolin e Kuvendit në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Europian. Gjithashtu tha se në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit nuk është duke zbatuar marrëveshjet e arritura, si dhe kritikoi deklaratat e presidentit serb me rastin e vizitës në veriun e Kosovës.

Në këtë konferencë morën pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, deputetë të Parlamentit Europian dhe të parlamenteve kombëtare të shteteve anëtare si dhe t[ Kuvendit Kombëtar të Bullgarisë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit