Deputeti i Parlamentit Europian- Mogherinit: Filozofoni më pak e punoni më shumë

Mos i humb

Puna e bërë deri më tani në dialogun Kosovë-Serbi, ka nxitur reagimin e deputetit të Parlamentit Europian, Edward Kukan.

Ai ka kritikuar ashpër Komisionin Europian dhe shërbimin e Politikës së Jashtme të udhëhequr nga Federica Mogherini.

Sipas Kukan, të dy institucionet do të duhej të bënin më shumë në dialogun “e munguar” mes Kosovës dhe Serbisë.

“Komisioni Europian dhe Shërbimi i jashtëm evropian lidhur me dialogun duhet të punojnë më shumë e të filozofojnë më pak”, ka thënë Kukan pas refuzimi të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj që taksa ndaj mallrave të Serbisë të hiqet, shkruan gazeta “danas”.

Kukan po ashtu e ka kritikuar qëllimin e Rumanisë që gjatë presidencës së saj në BE ta heqë Ballkanin Perëndimor nga rendi i ditës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit