Të gjithë e njohin për deputet, por jo edhe për ‘piktor’. Arben Gashi deputet i LDK-së ka edhe një “talent” të pazbuluar. Ai vizaton aq “mirë” sa është në gjendje këtë ta bëjë brenda në një mbledhje komisioni.
Gashi, i cili është anëtar i Komisionit për Legjislacion gjatë tërë kohës ka shkarravitur mbi një letër të bardhë. Rezultati i këtyre shkarravinave del të jetë portreti i një femre.
Dhe nga ajo që del në fund, shihet se Gashi s’ka haber për këtë punë. Këtë e ka bërë në kohën kur po diskutohej për Ligjin për Presidentin./Kosova Post/