Deputeti Zeka: Të dënohen mediat që spekulojnë

Mos i humb

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Median në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar Projektligjin për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare si dhe propozimet për tekstin e draft-ligjit për RTK-në.

Komisioni, poashtu  miratoi  me shumicë votash iniciativën për hartimin e ligjit për media dhe për plotësim-ndryshimin e ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Anëtari i komisionit, Milaim Zeka, duke folur për mediet në Kosovë, ka vënë në pah edhe spekulimet të cilat tha ai po i bëjnë mediet e që janë kancerogjene.

“ Të dënohen mediet që spekulojnë, këto spekulime qe po bëhen nga mediet janë kancerogjene si dhe po i përziejnë liritë e të shprehurit. Kosova është i vetmi vend që gazetaret munden me fol ,me thanë mendimet e tyre. Ndërsa sa i përket sigurisë dhe punës së gazetareve ka TV dhe portale ku i trajtojnë si skllavë gazetarët, poashtu e kanë të pamundur qasjen në dokumentet zyrtare”, tha Zeka.

Zeka ofroi përkrahje dhe përgëzoj kryetarin e Komisionit Nait Hasanin për iniciativën që e ke marrë për hartimin e këtij ligji/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit