DËSHMITË

Mos i humb

Nga arabishtja: Dr. Amel Kurtishi

Dëshmia e lindjes është një letër, dëshmia e suksesit është një letër, dëshmia e diplomimit është një letër, dëshmia e vaksinimimit është një letër…dhë kështu vazhdon lista e letrave.

Dëshmia e kurorëzimit është një letër, pasaporta është vetëm letër, dëshmia e pronësisë është poashtu një letër, receta e barnave, ftesat e ndryshme, rekomandimi dhe dëshmia e sjelljes së mirë janë vetëm letra.

Si duket, jeta e njeriut është vetëm një grumbull i letrave, që i mbështjell koha, i shqyen dhe pastaj i hedh.

Jeta është bërë letra, gëzohemi për shkak të letrës, pikëllohemi për shkak të letrës, por e vetmja letër që njeriu nuk ka mundësi ta sheh është dëshmia e vdekjes.

Vepro dke synuar që ajo të jetë letra dhe dëshmia më e rëndësishme për ty. Aliu i biri i Ebu Talibit, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Dy çështje besimtari nuk i ka përgjithmonë, rininë dhe fuqinë, dy çështje i bëjnë dobi çdo besimtarit, sjellja e mirë dhe zemërgjerësia, dy çështje e lartësojnë besimatarin, modestia dhe plotësimi i nevojave të njerëzve, dy çështje i largojnë sprovat, lëmosha dhe ruajtja e lidhjeve familjare.

E tillë është jeta, në një kohë ke mundësi për të bërë diçka dhe në të njëjtën kohë privohesh nga ndonjë gjë tjetër.

Ndoshta ke pasuri por nuk ke kohe dhe fuqi, ndoshta ke fuqi dhe kohe por ndoshta nuk ke pasuri, ndoshta ke fuqi dhe pasuri por nuk ke kohë…

Shpeshherë mendojmë se jeta e tjerëve është më e mirë se jeta jonë, të tjerët e mendojnë të njëjtën për neve. Kjo ndodh sepse nga jeta jonë e kemi humbur një çështje të rëndësishme, ajo është të pajtohemi me atë që e posedojmë.

Po të kishte shitore ku shitet lumturia, njerëzit do shpejtonin drejtë tyre për të blerë lumturinë, madje edhe me çmimin më të shtrenjtë. Kanë harruar se xhamitë janë vende ku njeriu gjen prehje, qetësi, lumturi…

Nëse dëshiron ta mësosh pozitën tënde tek Allahu, shikoje pozitën e Allahut në zemrën tënde. Një urtësi që më pëlqeu thotë: E bardha nuk është domosdoshmërisht e bukur, ashtu si e zeza nuk është çdoherë e shëmtuar.

Qefini është i bardh por trishton, Qabja është e zeze por reflekton bukuri, njeriu vlerësohet me moral dhe jo vetëm me pamjen e tij, po të ishte burrëria me zë të lartë, qeni që leh do ishte zotëriu.

Nese elegancë do quhej zhveshja, fiset e xhunglave do ishin popujt më elegantë.

Para se të kërkosh atë që të mungon falënderoje Allahun për atë që e posedon. Elhamdulil-lah.
Një këshillë me vlerë: Namazi, lëmosha dhe leximi i Kuranit, le të jenë orenditë e varrit tënd.

Nxito para se të bëhet vonë. Në këtë botë aftësisë e tua i dëshmon me letra dëshmie dhe vërtetime.

Në botën tjetë veprat e tua të shënuara do të dëshmojnë, dhe si pasojë e veprave do të shpëtosh ose do të dënohesh.

Prandaj kujdes se çdo ditë më afër e ke momentin kur edhe për ty do të kërkohet çertifikata e vdekjes sikur është kërkuar edhe çertifikata e lindjes.

Në atë ditë jeta e kësaj bote do të përfundoje dhe do të fillon jeta e llogaridhënies dhe shpërblimit/dënimit.

Allahu i faltë mëkatet tona dhe na mëshiroftë. Amin /albislam.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit