Dështon përzgjedhja e kompanisë për ndërtimin e parkingut nëntokësor

Mos i humb

Komuna e Prishtinës ka dështuar që sivjet të shpallë fituesin e kompanisë që do të ndërtojë projektin më të madh të parkingut nëntokësor në kryeqytet, ndonëse qysh në muajin maj të këtij viti ka bërë shpalljen publike të interesit për këtë projekt.

Ndërtimi i parkingut nëntokësor që është planifikuar të ndërtohet përballë katedrales “Nëna Terezë”, tek Fakulteti Filologjik, ishte prezantuar para dy vjetësh në Konferencën e Investitorëve , si njëri nga pesë projektet më të mëdha të Prishtinës, që do të ndërtohen përmes Partneritetit Publiko-Privat (PPP).

Adonis Tahiri, zyrtar për media në Komunën e Prishtinës, është arsyetuar se kanë qenë kompanitë ankuese ato që kanë bërë që të përfundojnë procedurat nëpër të gjitha fazat, për realizimin e këtij projekti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit