Dështon seanca e 40 e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Mos i humb

Edhe seanca e 40-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dështoi. Deputetët nuk arritën të gjenin konsensusin për të ngritur një komision për votimin në mënyrë të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kjo është seanca e dytë që zhvillohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili është interpretuar në mënyra të ndryshme nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera.

“Ndërpritet seanca shihemi më 3 korrik 2025, në orën 11:00”, tha kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Albin Kurti ka insistuar në votimin e fshehtë dhe në kandidaturën e Albulena Haxhiut. Pavarësisht ultimatumit nga Gjykata Kushtetuese, ai nuk ka treguar sinjale bashkëpunimi me partitë e tjera për zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Ndërkohë partitë politike do të zhvillojnë një takim me presidenten Vjosa Osmani me qëllim zgjidhjen e krizës, por ende nuk ka një datë se kur do të ndodhë.

Gjykata Kushtetuese, në vendimin e marrë më 26 qershor, detyron deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit që brenda 30 ditësh të konstituojnë organin ligjvënës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit