Detaj i ri mbi vrasjen e 20-vjeçares në Greqi, kamerat e sigurise zbulojnë pamje të reja

Mos i humb

Informacioni i ri është në duart e autoriteteve të policisë, në lidhje me vrasjen brutale të 20-vjeçares Caroline brenda shtëpisë së saj në Glyka Nera, në orët e para të 11 majit.

Sipas mediave greke një video e re ka dalë në dritë nga kamerat e sigurisë. Programi në veçanti ka rishikuar zonën e misterit në një përpjeke për të mbledhur provat e krimit të rëndë dhe ndoqën rrugën që autorët mund të kishin ndjekur.

Sipas programit një kamer që ndodhej pranë shtëpisë ku ndodhi krimi ka regjistruar një makinë të errët që ishte në këtë rrugë dhe që kthehet pas dy orësh sërish në të njejtën rrugë dhe zhduket shpejt.

Makina e dyshimtë e regjistruar nga kamera

Çelësi i çështjes ka shumë të ngjarë të fshihet në rrugën Diadochou Pavlou, afër shtëpisë ku grabitësit kryen dhe vrasjen e Carolines.

Sipas kamerës së sigurisë të siguruar nga “Tunnel” , një makinë e errët lëvizte në Lavriou Avenue dhe më pas kthehet  majtas,  në 3.36 të mëngjesit në drejtim të Rrugës Diadochou Pavlou.

Rreth dy orë më vonë, në 5.30 të mëngjesit, kur autorët thuhet se po largoheshin nga vendi, e njejta makinë që dilte nga Diadouchou Pavlou në Lavriou, kthehet sërisht drejt Agia Paraskevi.

Ka pak shtëpi në zonë dhe autorët e krimit mund të mbërrinin në shtëpi në këmbë përmes një fushe pa e vërejtur askush. Është e çuditshme që kamerat e një kompanie aty pranë nuk funksiononin, ndërsa në një shtëpi tjetër qiramarrësit që ishin larguar, kishin hequr kamerat që kishin.

Por çfarë tha burri i 20 vjeçares për Angeliki Nikolouli?

Burri i Caroline ka kërkuar që t’ju jepet fund thashethemeve dhe skenarëve të cilat janë ndezur disa ditë më parë në lidhje me çfarë ka ndodhur brenda shtëpisë së tyre Ai dukej veçanërisht i revoltuar nga raporti për psikologun.

Në komunikimin me programin ai ndër të tjera deklaroi:

”Unë me të vërtetë nuk e di kush mendoi se psikologu tek i cili shkuam pasi gruaja ime kishte lindur, kishte ndonjë lidhje me grabitjen. Kam dëgjuar shumë spekulime por që psikologu ynë do të ndihmojë për të gjetur autorët është më i pavlefshmi’.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit