Detajet e reja/ Shtatë të shoqëruar për atentatin në Vlorë, autorët i zunë pritë të riut, njihnin mirë…

Mos i humb

Detaje të reja mësohen në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Dukat, në afërsi të Orikumit, në Vlorë.

Gazetari  ka shkuar sot në vendin e krimit, ndërsa referuar burimeve policore bën me dije se autorët i kanë zënë pritë të riut, duke e njohur mirë zonën.

Po ashtu mendohet se autorët ishin dy persona që udhetonin me një tjetër makinë që i ka prerë rrugën 27 vjeçarit.

Pasi janë siguruar se e kanë kryer atentatin ata janë larguar në drejtim të paditur.

Në drejtim të mjetit të Benjamin Boshanit janë derdhur më shumë se 22 plumba kallashnikovi dhe pistolete, ndërsa 8 prej tyre e kanë goditur në trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Gazetari rrëfen se i riu kishte ndërruar jetë në momentin që një banor i zonës e pikasi brenda makinës së tij.

Deri më tani policia ka shoqëruar 7 persona të dyshuar për ngjarjen, ndërsa ende nuk dihet cilët janë autorët. Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e larjes së hesapeve për pazare droge, duke u nisur edhe nga fakti që i riu kishte bërë burg në Itali për trafik të lëndëve narkotike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit